×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ushqimet që nuk duhet t’i hani, para se të udhëtoni me avion

    Insajderi
    30 August 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur ju keni një udhëtim të gjatë me avion, gjëja e fundit që dëshironi është që t’ju trazohet stomaku. Me zgjedhjet e duhura të dietës, ju mund ta shmangni këtë siklet.

    Për këtë arsye ne ju sjellim më poshtë ushqimet që nuk duhet të hani përpara se të udhëtoni me avion.

    Shmangni, brokolin, lulelakrën dhe lakrën e Brukselit

    Këto ushqime janë shumë të mira për shëndetit, por për shkak të fibrave do ju shkaktojnë fryrje dhe gazra. Prandaj është mirë t’i shmangni.

    Alkooli zakonisht shkakton dehidratim dhe lodhje pas udhëtimit. Ju do të ndiheni shumë të përgjumur.

    Ashtu sikurse alkooli edhe kafeina ju mban të dehidratuar. Më mirë pini ujë përpara fluturimit, sesa kafe. Për më tepër, kafeina ju mban dhe zgjuar duke mos ju lejuar të merrni një sy gjumë gjatë udhëtimit.

    Bishtajoret të tilla si fasulet, thjerrëzat apo qiqrat kanë shumë fibra dhe shkaktojnë fyerje dhe gazra.

    Ju mund të ndjeni sikur të ngopeni me një hamburger dhe patate të skuqura gjatë udhëtimit, por jo nuk është një ide e mirë. Një bark plot me ushqim shkakton shqetësim për stomakun.

    Zgjedhja më e mirë janë fruta e thata, të cilat edhe ju ngopin edhe nuk rëndojnë stomakun.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark