×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ushtarët e FSK-së trajnohen nga Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së

    Insajderi
    16 November 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se ushtarët e FSK-së, gjatë muajit tetor janë trajnuar nga një ekip i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane.

    Në njoftim thuhet se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e planit 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së, për ta bërë atë ushtri profesionale, përcjell Arbresh.info

    “Gjatë gjithë tetorit, një ekip nga Forcat Operacionale Speciale të SHBA-së i udhëzoi partnerët tanë të FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë. SHBA-të janë të përkushtuara për të mbështetur planin 10-vjeçar të tranzicionit të FSK-së për t’u bërë një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, shumë-etnike, e ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark