Oleksandr Usyk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.
Boksieri ukrainas ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan në duelin e revanshit të zhvilluar sonte në Jeddah të Arabisë Saudite.
Me këtë fitore, Usyk ka ruajtur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO.
Pas fitores së sotme, Usyk e ka dhënë një deklaratë emocionale.
“Ia dedikoj këtë fitore shtetit, popullit ukrainas dhe gjithë ushtarëve atje”, tha fillimisht boksieri ukrainas.
“Kjo ishte histori. Unë ia dola, ani pse në fillim kundërshtari u mundua të më mposhte rëndë”, tregoi ai.
“Jam i bindur se Tyson Fury ende nuk është pensionuar dhe se ai e do një luftë me mua. Por, edhe unë e dua një luftë me të”, shtoi Oleksandr Usyk.