×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Uzuni sot kompleton transferimin e tij, kaq para ka paguar Granada për shërbimet e tij

    Insajderi
    31 January 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myrto Uzuni do të zyrtarizohet ditën e sotme si blerja e re e klubit të Granada në Spanjë.

    Një transferim që shton koloninë shqiptare në këtë kampionat, ku aktivizohen edhe Keidi Bare me Espanjol dhe Ivan Balliu me Rayo Vallecano.

    Sigurisht, transferimi do të jetë shumë fitimprurës për klubin e Ferencvarosh, i cili për një vit e gjysmë ka dalë me fitim edhe financiarisht nga marrëveshja me lojtarin e përfaqësues shqiptare.

    Klubi hungarez shpenzoi 1,8 milionë euro në verën e vitit 2020 për transferimin e lojtarit nga radhët e Lokomotiv Zagreb.

    Ndërkohë, në mediat pranë klubit spanjoll raportohet se transferimi i Uzunit është bërë për shifrën 3 milionë euro, me një fitim të ndjeshëm për klubin hungarez ku sulmuesi kuqezi kaloi një nga etapat më të suksesshme të karrierës së tij.

    Një shifër e përafërt me vlerësimin e tij në “Transfermarkt”, ku vlera e kartonit përllogaritet 3,5 milionë euro.

    Për këtë transferim të reprezentuesit shqiptar raportoi gazetari nga Prishtina, Arlind Sadiku, i cili zbuloi shumën dhe klubin e ri të Uzunit, pra Granada.

    Zyrtarizimi i tij ende nuk është bërë dhe ka kanë kohë vetëm deri në mesnatë, kur edhe do të mbyllet afati kalimtar i janarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark