×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Vajtimi’ kundër motrës Pacollit- Kompania që u ankua në gjyq është e familjarëve të zv/ministres së LDK’së

    Insajderi
    20 October 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i Gjykatës Komerciale për të pezulluar punimet në rrugën A ka ngjallur “vajtim” në LDK duke filluar nga Abdixhiku e deri të Doarsa Kica Xhelili. Por, pikërisht kompania që është ankuar në gjyq ndaj tenderit në këtë rrugë është i familjarëve të zv/ministres së LDK’së.

    Gazeta Insajderi

    Gjykata Komerciale e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group” sh.p.k, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të komunës së Prishtinës për “Ndertimi i Rruges A – Pjesa e Parë.

    Kompania “Pro & CO Group” sh.p.k, është në pronësi të familjarëve të zv/ministres së LDK’së, Fatbardha Emini.

    Vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”, saktëson vendimi i Komerciales.

    Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.

    Vendimi është marrë nga gjyqtarja Vlora Pacolli Rexhepi. E kjo nxiti reagimin nga LDK.

    I pari në reagim ishte kryetari Përparim Rama i cili e quajti vendim politik, pasi gjyqtarja që ka marrë vendimin është motra e deputetes se VV-së, Fitore Pacolli.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha kjo është “një çmenduri që të lë pa fjalë”.

    “Rruga A po ecte në ritëm të mbarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Një lagje e re për Prishtinën, një komunitet i ri në bërje. Por ja që në Kosovën e popullistëve puna krijon kundërshtarë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin e tij në Facebook.

    Si përfundoi tenderi i madh te pronari i dënuar për mashtrim?

    Komuna e Prishtinës me datë 24.02.2023 ka rekomanduar për dhënien me kontratë të Grupit të Operatorëve Ekonomik “SALLAHU” shpk dhe ALTIS CONSTRUCTION Ltd me vlerë prej 8,497,801.66 €.

    Kjo kontratë ishte dhënë për ndërtimin e rrugës A.

    AVONET gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit në Komunën e Prishtinës kishte identifikuar se Naim Sallahu, pronari i mëparshëm i “Sallahu” sh.p.k ka Aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale: falsifikim i dokumentit zyrtar.

    Komuna e Prishtinës kishte mohuar këto akuza duke thënë se lajmet se është shpallur fitues i dënuari për mashtrim” është i tërësisht i pasaktë dhe i pavërtetë”.

    “Komuna e Prishtinës si autoritet kontraktues ka kërkuar nga operatori ekonomik që në përputhje me nenin 65 të Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik, të dorëzoj dëshminë nga gjykata kompetente se pronari dhe përfaqësuesi i saj nuk kanë qenë të dënuar për vepër penale në të paktën dhjetë (10) vitet e fundit. Rrjedhimisht “Sallahu” Sh.P.K. fillimisht përmes certifikatës së biznesit dhe dokumenteve tjera nga ARBK ka dëshmuar se pronar dhe përfaqësues i saj është personi me inicialet “L.S.”, thuhej në reagim.

    Sipas ligjit operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave”.

    Kështu, më 29 janar 2018, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Naim Sallahut për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark