×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Vajza 4-vjeçare ruan për orë të tëra nënën e vdekur, shqiptarja vdiq në gjumë

    Insajderi
    07 November 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ajo mendoi se nëna e saj ishte në gjumë dhe nuk donte ta shqetësonte, por gruaja kishte vdekur. Një 4-vjeçare shqiptare ka parë nënën e saj për orë të tëra të vdekur, deri në momentin që erdhi tezja, e cila ishte shqetësuar pasi e motra nuk i përgjigjej në telefon.

    Gruaja 40-vjeçare, me origjinë shqiptare, dyshohet se kishte ndërruar jetë nga një atak në zemër gjatë natës teksa flinte me foshnjën e saj në banesën e tyre në Vigevano.

    Kur motra mbërriti në shtëpi ajo pa trupin e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kuptoi se diçka kishte ndodhur.

    Ajo mori foshnjën në krahë dhe më pas njoftoi policinë dhe ambulancën.

    Por kur mbërritën ekipet e emergjencën konstatuan se 40-vjeçarja ishte e vdekur, shkruan Ansa. 

    Karabinierët nga këqyrja paraprake nuk kanë gjetur asnjë gjurmë që sugjeron vdekjen e dhunshme.

    Do të jetë tezja ajo që do të kujdeset tani për vogëlushen, e cila ka mbetur e vetme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark