×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vajza e Adem Demaçit: Pa u vlerësu sakrifica e brezave nuk ndërtohet shteti

    Insajderi
    26 July 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vajza e veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi, Abetarja, tha se ndihet krenare për punën që ka bërë babai i saj.

    Ajo tha se në pesë vjetorin e vdekjes së Demaçit dhe duhet të vlerësohet sakrifica e të gjitha brezave.

    Sipas saj, nëse nuk ndodh kjo dhe pa një punë të mirëfilltë nuk mund ta rrihej pavarësia e as të ndërtohet shteti.

    “Unë shumë jam krenare dhe e falënderoj Qeverinë për këtë ditë të përkujtimit sepse është e rëndësishme që të dihet sakrifica jo vetëm e Adem Demaçit, por edhe e të gjithë atyre dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit”.

    “Kur njeriu e vlerëson sakrificën atëherë e di që pa sakrificë dhe pa një punë të mirëfilltë nuk mund të arrihet pavarësia dhe nuk mund ta arrihet ndërtimi i shtetit”.

    Në këtë përvjetor të varri i tij kanë bërë homazhe edhe krerë institucionesh, bashkëpunëtorë e familjarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark