×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vajza e Guardiolës e festoi titullin e Man Cityt me gruan e De Bruyne

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vajza e Pep Guardiolës, Maria dhe gruaja e Kevin de Bruyne, e kanë festuar së bashku titullin e kampionit të Anglisë, të cilin e fituan më të dashurit e tyre.

    “Citizens” festoi për herë të katërt në pesë sezonet e fundit të Premierligës, ndërsa Maria ishte njëra prej protagonisteve në festime.

    Fillimisht, e bija e Guardiolës e postoi një fotografi së bashku me familjarët e saj duke festuar në stadium.

    “Familja më e bukur”, “Gjithmonë së bashku”, ka shkruar ajo, duke vazhduar me një postim tjetër.

    “Katër nga pesë ligat!! Shumë, shumë krenare!!!. Gjithmonë më i miri”, duke ia dedikuar këtë postim babait të saj trajner dhe klubit nga “Etihad Stadium”.

    E pas kësaj, ajo e ka vazhduar ndejën së bashku me gruan e De Bruynet, siç mund ta shihni në këtë fotografi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark