×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Ismail Kadaresë: Ben Blushi ka krijuar një intervistë pa dijeninë e tim ati

    Insajderi
    01 February 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i ka reaguar shkrimtarit dhe publicistit, Ben Blushi, pas publikimit të një intervistë nga ky i fundit, në të cilën përshkruan një bisedë me shkrimtarin e përbotshëm , gjegjësisht të atin e saj, zotin Ismail Kadare.

    Sipas saj, Blushi e ka keqpërdorur një bisedë të rëndomtë e private me babanë e saj dhe zonjën Alda Bardhyli për ta ndërtuar intervistën e tij të stisur.

    Ajo shton se Blushi nuk ka marrë pëlqimin e Ismail Kadaresë për një intervistë të tillë dhe një gjest i tillë, sipas saj, është i pamoralshëm dhe i paligjshëm.

    Këtë reagim zonja B. Kadare e ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social facebook.

    Statusi i saj i plotë:

    Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.

    Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme “interviste”, pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura.

    Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem. Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark