×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vajza e prokurorit punësohet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

    Insajderi
    10 October 2022 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetë zyrtarë ligjorë janë pranuar nga konkursi në Prokurinë Themelore në Prishtinë.

    Në mesin e tyre është pranuar edhe Bleona Qalaj, e cila është vajza e Agron Qalajt, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    I kontaktuar nga KlanKosova.tv, Qalaj tha se nuk ka ushtruar kurrfarë ndikimi në konkurs që e bija të pranohet.

    “Unë as që jam afruar. Vajza shyqyr Zotit që është e zonja vetë dhe është pranuar. Kurdo është e gatshme të hyjë sërish në provim”, ka thënë Qalaj përmes telefonit.

    Si zyrtare ligjore është pranuar edhe Egzona Mehmeti, e cila mësohet se ka lidhje familjare me Lindita Mehmetin, administratore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Të tjerët që janë punësuar me këtë konkurs janë: Besnik Barku, Njomzë Halilaj, Dafina Arifi, Arbër Nikolla, Donika Kllokoqi dhe Jeta Ademaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark