×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajza që pikturoi kundër luftës Rusi-Ukrainë, dërgohet në jetimore ndërsa babai i saj në burgë

    Insajderi
    02 March 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një burrë shtetas rus, për shkak se vajza e tij 13 vjeçe muaj më parë kishte vizatuar një pikturë kundër luftës Rusi-Ukrainë. Ai akuzohet për diskreditim të ushtrisë ruse.

    Vizatimi e nxënses, mësuesja e saj e kishte dërguar tek drejtuesi i shkollës, i cili më pas e kishte njoftuar policinë në lidhje me veprën e vajzës.

    Të nesërmen, agjentët e FSB-së kanë shkuar në shkollën e Mashës dhe kanë folur me babain e saj, Alex, duke e kërcënuar se do ta arrestonin dhe do ta merrnin fëmijën nëse nuk e rishikonte qasjen e tij ndaj të qenurit prind.

    Sipas burrit, gjatë marrjes në pyetje agjentët e FSB-së e kanë rrahur dhe e kanë mbyllën në një dhomë, ku u detyrua të dëgjonte himnin kombëtar rus në një vëllim shurdhues për dy orë.

    Pas këtij incidenti, babai e kishte marrë Mashën dhe kishin ikur në qytetin e Uzlovaya.

    Alexei u arrestua përsëri rrugës për në punë dhe u soll në shtëpi, ku ishte vajza e tij. Ajo u informua se babai i saj ishte dërguar në komisariat, dhe se shërbimet sociale do të vinin për ta marrë.

    Në fund, Alexei u dërgua në Komitetin Hetimor dhe Masha u dërgua në një jetimore.

    Alexei e ka rritur vetëm vajzën e tij që kur ishte tre vjeçe. Nëse shkon në burg, mund të humbasë kujdestarinë e fëmijës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark