Nuk do ta besoni por ka raste kur dëshira për tu dukur bukur mund t’ju kushtojë shumë.
Ajo mund të rrezikojë dhe shëndetin tuaj!
Disa veshje, sipas ekspertëve, nëse përdoren shpesh mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin:
Pantallonat e ngushta:
Pantallonat e ngushta, mund t’ju bëjnë të dukeni më të dobëta, por t’i mbani veshur gjithë kohës mund të çojë në shfaqjen e variçeve, pasi ngadalësojnë qarkullimin e gjakut.
Si rrjedhojë, trupi prodhon shumë progesteron që më pas sjell zgjerimin e venave. Jo vetëm kaq, xhinset e ngushta shkaktojnë gjithashtu probleme me tretjen, aciditet dhe refluks gastrik.
Këpucët shumë të sheshta:
Shumica prej nesh mendojnë se këpucët e sheshta mund të jenë plotësisht të padëmshme. Mirëpo, mjekët tregojnë se ato i bëjnë dëm shëndetit tuaj, sepse ngarkesa në këmbë është e pabarabartë.
Në darkë, ju mund të vuani nga dhimbjet e këmbëve dhe mund të pësoni një deformim të gjunjëve dhe ijeve.
Reçipetat me mbushje:
Reçipetat me mbushje janë shumë të përdorura nga gra dhe vajza në të gjithë botën. Ajo që nuk dini është se reçipetat me mbushje bllokojnë enët e gjakut dhe ky presion i vazhdueshëm në gjoks i deformon gjinjtë tuaj, i bën më varur dhe mund të çojnë deri në shfaqjen e kancerit.