×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Vajzën 5 ditëshe ma kanë lënë pa nxemje në inkubator” – qytetari i mllefosur reagon ashpër ndaj QKUK-së

    Insajderi
    01 November 2022 - 14:41

    Një qytetar është shprehur i zhgënjyer e mllefosur me stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përparim Klinaku po thotë që iu la vajza 5 ditëshe pa ngrohje brenda inkubatorit, shkruan Insajderi.

    Klinaku ka deklaruar se stafi i Klinikës së Nenatologjisë janë treguar neglizhentë ndaj vajzës së tij.

    Ai shkrimit ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e vajzës, për t’a shpërfaqur sa më saktë atë që ka ndodhur.

    “Kjo foshnje që shihni në këtë fotografi është vajza ime (5 ditëshe), e cila, sot në QKUK-repartin e neonatologjisë, gati dy ore ka qëndruar në këtë inkubator pa nxemje, për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës”, ka shkruar ai derisa bën thirrje të mos përsëritën raste të tilla.

    Postimi i tij i plotë në Facebook

    Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia qe te vetedijesoheni?!

    Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!

    BOLL BRE MA SE NA KENI LODHE, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark