Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në Superligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i Llapit, shkruan FrontOnline.
21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij.
Veliu shënoi dy gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti Ulpianën me rezultat të thellë 0:6.
Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në Superligë.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë.