Milan-i po kalon një moment të vështirë në Serinë A dhe në Champions League.
Humbja e pësuar të shtunën në mbrëmje kundër Udinese-s ka qenë një goditje e rëndë për milanezët dhe i ka laraguar ata nga kreu i renditjes, me Inter-in që tani është gjashtë pikë larg.
Situata nuk është më e mirë edhe në Champions League, me skuasdrën e Pioli-t që ka marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e para të grupit pa shënuar asnjë gol.
Përveç trajnerit Pioli, një nga më të kritikuarit nga tifozët dhe analistët është Rafael Leao, i cili nuk ka shkëlqyer as në ndeshjen kundër Udinese-s.
Për portugezin ka folur edhe Valon Behrami, duke mos i kursyer kritikat në një intervistë të dhënë për DAZN:
“Të gjithë kampionët mbulohen nga dy ose tre kundërshtarë kur kanë topin dhe ai nuk është në gjendje të kërkojë dhe të gjejë hapësira. Ka shumë ulje-ngritje gjatë ndeshjes”, ka thënë Behrami.