×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Valon Syla për Qeverinë: Nuk iu dhezi ta shesin luftën me Serbinë, tash synojnë ta dhezin një luftë për shamia

    Insajderi
    12 August 2022 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Valon Syla, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta ndez një luftë për çështjen e shamiave në shkolla.

    Ka disa ditë që në vend është kthyer temë kryesore ndryshimi i një udhëzimin administrativ për shkollat, që ekziston rreth një dekade. Sipas këtij udhëzimi, në shkollat e Kosovës, ndër të tjera, ndalohen uniformat fetare.

    Siç thotë Syla, kjo temë u hap, pasi Kurtit dhe vartësve të tij u dështoi tema e luftës me Serbinë. Hapja e këtyre temave të njëpasnjëshme, siç thotë Syla, ka qëllim fshehjen e dështimeve në qeverisje.

    “O Albin Kurti. Apet rrejte a? Këshilltarë të Albinit, deputetë të Albinit, Ministra të Albinit ja nisën me fol për luftë me Serbinë krejt dhe drejt…Kur e panë që nuk dhezi dhe që qytetarët e thjeshtë kanë gajle tjera; tash e kapën temën ma të rrezikshme, të Islamit Politik dhe gënjeshtrës së rradhes – kinse për diskriminimin e muslimanëvE”, ka shkruar Syla.

    Postimi i plotë i Valon Sylës:

    O Albin Kurti. Apet rrejte a?

    Këshilltarë të Albinit, deputetë të Albinit, Ministra të Albinit ja nisën me fol për luftë me Serbinë krejt dhe drejt…

    Kur e panë që nuk dhezi dhe që qytetarët e thjeshtë kanë gajle tjera; tash e kapën temën ma të rrezikshme, të Islamit Politik dhe gënjeshtrës së rradhes – kinse për diskriminimin e muslimanëve…

    Pasi nuk ju dhezi ta shesin luften me Serbi për targa, tash synojnë ta dhezin një luftë brenda sojit për shamia.

    Ju lus mos bini pre të këtyne rrenave. Ato kanë një qëllim: ta mshefin dështimin absolut në ekonomi, kolapsin total në diplomaci dhe paaftësinë statistikisht të dëshmuar nē qeverisje. Kujdes dhe mos e lejoni urrejtjen nga autori i të gjitha urrejtjeve, Albin Kurti.

    O populli i Albin Kurtit. Nginu VV qitash.

    #albanologji #rrenca #llaskuca #provokime #vvjosa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark