×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Valon Zymberi flet pas shortit të Kupës së Kosovës

    Insajderi
    31 March 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës.

    Katër ekipet gjysmëfinaliste: Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku kanë mësuar kundërshtarët e tyre të rradhës.

    Këto janë dy çiftet gjysmëfinaliste të shortit të hedhur sot:

    FC Prishtina – LlapiFC Drita – KF Ramiz Sadiku.

    Pas shortit, zyrtari i Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se në teori ndeshja ndaj Ramiz Sadikut është në favorin e Dritës.

    “Sigurisht që çdo ekip që ka qënë sot është ekip që me meritë ka arritë deri këtu, duke pas parasysh që Ramiz Sadiku është një kateogri më poshtë, teorikisht është një favor për ne, kupa ka sjellë befasi, andaj do te qasemi më shumë seriozitet. Mendoj që jemi te fokusuar të kjo garë dhe kjo Kupë, por duhet te kemi jashtëzakonisht kujdes të këto ekipe.Drita ka pas synim edhe kupën edhe titullit, jemi në rrugë të mirë ne të dyjat. Ne rast se Drita nuk e fiton këtë vit ndonjë trofe, mund të jetë një mini dështim, por edhe kur s’kemi pas titull, në Evropë kemi ditur te kthejmë krenarinë e titullit”, ka deklaruar Zymberi për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark