×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka përurohet në Selanik të Greqisë

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është përkthyer dhe botuar në gjuhën greke. Ky roman ditë më parë u përurua në Panairin Ndërkombëtar të Librit në qytetin e madh të Selanikut në Greqi.

    “Valsi i lumturisë” është një roman në të cilin autori në vazhdimësinë e stilit të tij, ironik, të ndjeshëm e sarkastik, në dukje neutral e i paanshëm, rrëfen një histori, ku gjashtë personazhe kryejnë një akt kurajoz, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë, për t’ju nënshtruar më pas pashmangshmërisë së fatit të hidhur gri, ashtu si vetë horizonti i izolimit politik e atij njerëzor. Në këtë roman të ri autori duket se nuk krijon, thjesht tregon një histori, pasi vetë realiteti i ngjarjes ia kalon çdo lloj krijimtarie.

    Aliçka tregon për gjëra të tmerrshme në mënyrë të thjeshtë e të natyrshme. Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.

    “Valsi i lumturisë” është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2012 nga shtëpia botuese “Toena”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark