Trajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel ka thënë se do të jetë shumë e vështirë për futbollistët e tij në ndeshjen kthyese ndaj Dritës së Gjilanit.
Drita dhe Antwerp do të ballafaqohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ish-futbollisti i disa top skuadrave evropiane, Van Bommel tha se në Prishtinë është gjithçka e hapur, bazuar në rezultatin e takimit të parë (0-0).
“Rikthimi kundër Dritës do të jetë një lojë qind për qind e vështirë dhe e kuptoj se edhe atje është tridhjetë gradë,” tha Van Bommel, njofton mediumi belg “”.
“Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0-0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem”, shtoi ai, transmeton frontonline.
Këto deklarata Van Bommel i ka dhënë pas fitores në javën e parë kampionale në Belgjikë kundër Mechelen (0:2).