×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vargjet që ndryshuan rrjedhën e historisë

    Insajderi
    13 October 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndikimi i Bob Dylan në muzikë nuk mund të jetë i mbivlerësuar: ai ka ndryshuar rregullin e radiove amerikane, të cilat nuk kanë lëshuar këngë më të gjata sesa 3 minuta.

    Kur Bob Dylan u ngjit në skenën e muzikës, me këngë të cilat zgjatnin deri në 10 minuta, radiot filluan ta thyenin rregullin dhe qysh atëherë, muzika nuk ka minutazhë.

    Përtej minutazhës, muzika e tij tejkalonte temat sociale duke u bërë muzikë politike.

    Ai trajtonte tema politike haptazi, të cilat mund të tingëllojnë komerciale, por ajo i rezistoi kohës duke u bërë të pashlyeshme për kujtesën e audiencës në të gjithë botën.

    Kësisoj krijimtaria e Bopb Dylan u bë një ndjekëse e lëvizjeve të ndryshme sociale në Amerikë, dhe lidhja që ai ia bënte poezisë së tij me muzikën tradicionale amerikane, i mundësonte atij të bëhej i famshëm, e kësisoj të quhej edhe komercial.

    Kënga që e bëri diferencën në krijimtarinë e Bob Dylan, e që lidhej direkt me  lëvizjet për të drejtat civile në Misisipi, titullohet “Blown in the Mind”.

    Dylan e kishte kënduar këtë këngë në një tubim të votuesve në Greenwood,  dhe pikërisht kjo këngë është vlerësuar më së shumti nga Akademia Suedeze që i ndau çmimin Nobel për letërsi.

    Ndikimi i muzikës së tij sidomos në lëvizjet sociale në Misisipi të Amerikës, kishte bërë që popullariteti i tij si poet e këngëtarë të jepte efekte edhe tek turmat protestuese të asaj kohe.

    Madje ishte cituar edhe nga Papa.

    Shumë vite më vonë, kënga e Bob Dylan, është përdorur gjatë një fjalimi predikues të Papa Gjon Pali II.

    Kësisoj, kjo këngë u bë e para në zhanrin e vet, që citohej nga një Papë në historinë e Vatikanit.

    “Ju thoni se përgjigja është defekti në erë, por nuk është era që fryn gjërat lartë, ajo është  Fryma dhe Jeta e Shpirtit të Shenjtë , zëri që thërret dhe thotë: “Eja!”, kishte thënë Papa Gjon Pali II, teksa e citonte vargjet e Bob Dylan./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark