×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve”, reagon Kamberi pas zgjedhjes së Qeverisë në Beograd

    Insajderi
    26 October 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parlamenti i Serbisë ka votuar sot Qeverinë e re. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka marrë besimin e Parlamentit të Serbisë për të qeverisur edhe një mandat.

    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas kësaj duke e quajtur vazhdimësi të “Serbisë problematike”.

    Ai ka thënë se prioritetet e Serbisë mbeten të njëjta, teksa sipas tij, vazhdon edhe loja me dy karrige dhe mohohet realitet në Kosovë.

    “Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt. Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qverisë mbeten të njëjta. Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale”, ka shkruar Kamberi.

    Sipas Kamberit, me qeverinë e vazhdimësisë, Serbia vazhdon të mbetet problem serioz që Ballkani Perëndimor të gjej qetësi.

    “Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”. Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”. Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark