×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, merr pjesë edhe FSK

    Insajderi
    18 June 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka rinisur mëngjesin e sotëm aksioni për kërkimin e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Prishtina, të cilët pasditen e të shtunës, ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, ndërsa katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës.

    Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Aksioni u ndërpre para orës 2 pas mesnate për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe rinisi rreth orë 6 të mëngjesit.

    20 vjeçari, Shkëlqim Pacolli është personi i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga vetura, ndërsa sipas rrëfimit të tij për prokurorinë dhe policinë, veturën e kishte marrë lumi. Informacionet e para flasin se automjeti i tipit BMW ka hyrë në parakalim, më pas ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë./KlanMacedonia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark