Partia Demokratike e Kosovës e cila udhëheqë në Komunën e Skenderajt ka vazhduar të punësoj aktivistët partiakë. Kësaj here, pushteti ia bëri një vend pune ish-kandidates për asambliste në zgjedhjet e vitit 2021, Dafina Shabanit, shkruan Insajderi.
Shabani edhe pse nuk kishte mundur të siguroj votat e mjaftueshme për një karrige në Kuvendin Komunal, ajo u emërua në pozitën ‘Specialiste e Burimeve Njerëzore‘.
Në konkursin për këtë pozitë ishin vetëm dy kandidate, ku Dafina Shabani kryesoi me 89 pikë.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi të Dafina Shabanit me kryetarin Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku nga viti i kaluar (2021), kur ajo kandidonte nga rradhët e PDK’së në zgjedhjet lokale të tetorit.
Insajderi ka raportuar edhe më herët për punësime të njerëzve të afërt me PDK-në gjatë këtij viti në Skenderaj./Insajderi.org/
Lexo edhe: