×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdojnë të maltretohen minatorët e Trepçës, ende nuk iu ka dalë gjysma tjetër e pagës – flet kryesindikalisti për Insajderin

    Insajderi
    17 July 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende nuk i kanë rrogat e plota për muajin qershor.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi.

    Januzi ka thënë se të premten iu është premtuar të plotësohet pjesa e mbetur e pagës por nuk është realizuar.

    “As vet sjemi tuj mujt me i ra në fije të premten ka pas me u plotsu pjesa e mbetur e pagës dmth me u përmbush ai premtim sot deri në ora 9 ka pas një lloj proteste prej minatorëve por ka fillu puna normalisht por është premtu qe ka me u plotsu paga deri sot në ora 16:00, nga drejtori i minieres mirëpo sipas gjitha gjasave as sot su plotsu e është dal vetëm një pjesë dikun 30-40%”, ka thënë Jonuzi për Insajderin.

    Tutje ai ka thënë se nësë i kanë premtimet e vërteta sot mund të kryhen obligimet e pagës.

    “Na kanë premtu që sot mundet deri në ora 16:00 me u plotsu edhe pjesa tjetër që me u kompletu paga, nëse i kanë fjalët e vërteta nëse i kanë premtimet e vërteta na kanë thanë që sot munden me u kry obligimet e pagës”, është shprehur Jonuzi.

    Sipas tij ky problem ka rrjedhur si pasojë e mungesës së mjeteve financiare në kompani.

    “Mungesa e mjeteve financiare në kompani qikjo është konkretisht ka mungesë edhe të fuqisë punëtore janë bo shumë faktorë edhe investimet kapitale edhe mungesa e kushteve të punës, mirëpo shumë faktorë të cilët determinojnë këtë farë procesi”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark