×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon dhuna ndaj grave, 6 raste vetëm në 24 orët e fundit

    Insajderi
    18 August 2022 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje në Kosovë është mjaft e përhapur dhe po arrin përmasa pandemike. Vetëm gjatë 24 orëve janë raportuar 6 raste të tilla, 3 prej tyre në kryeqytet.

    Këto raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në disa qytete të Kosovës, Prishtinë, Podujevë dhe Lipjan.

    Raporti nga policia:

    ·         Prishtinë 17.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ofenduar viktimën femër kosovare si dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    ·         Podujevë 17.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    ·         Lipjan 17.08.2022 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin meqënse personi i dyshuar ishte me probleme psiqike, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në neuropsikiatri.

    ·         Prishtinë 17.08.2022 – 15:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime.

    ·         Prishtinë 17.08.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njërës nga viktimat i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    ·         Podujevë 17.08.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark