×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdon dhuna ndaj grave, katër raste të dhunës u raportuan për 24 orë

    Insajderi
    04 December 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy raste të vrasjeve mizore të grave nga burrat u shënuan brenda 5 ditëve të fundit në Kosovë. As këto raste nuk ndërgjegjësuan qytetarët për ta ndaluar dhunën ndaj grave. Është pothuajse e pamundur që në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të mos ketë raste të dhunës në familje.

    Këtë vikend janë raportuar 4 raste të dhunës në familje. Rastet kanë ndodhur në qytetin e Podujevës, Fushë Kosovës, Gjilan dhe Rahovec.

    Në të trija rastet personat e dyshuar për dhunë janë dërguar në mbajtje.

    Kurse në Fushë Kosovë dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    ·         Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ·         Fushë Kosovë 03.12.2022, 19:16. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar, një femër kosovare dhe një mashkull kosovar janë përleshur në mes vete dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjilan 02.12.2012 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Rahovec 03.12.2022 – 01:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark