Edhe pse kjo valutë njihet për luhatje në çmim, krahasuar me ditët që lamë pas monedha po vazhdon me ngritje të çmimit, përdoruesit e monedhës Bitcoin mund t’u gëzohen investimeve që kanë bërë në monedhën në fjalë.
Pasi ajo befasoi edhe me rënie në fillim të shkurtit të këtij viti duke rënë nga 10 mijë dollarë në 6 mijë dollarë për monedhë.
Bitcoin këtë herë ka shkuar me një ngritje çmimi për monedhë, dhe vlera e saj është 11 mije e 145 dollarë amerikan.
Valuta virtuale arriti një rekord të lartë prej 19.850 dollarë në fund të dhjetorit, të vitit që lamë pas, por më pas pati një rënie të madhe duke rënë nën 12 mijë dollarë, brenda disa ditësh./ Insajderi.com