×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vazhdon përplasja: I reagon Avdyli Isa Mustafës pasi ky e quajti “jashtëqitje”

    Insajderi
    23 June 2022 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vazhduar edhe më tej përplasja mes ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa si dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, e cila nisi me një postim të ish-kryeministrit për heqjen e vizave ku sulmonte presidenten Osmani, e më pas me një reagim të Avdylit ku e fajësonte Mustafën për shumë procese, duke e quajtur “pensionist idhnak”.

    Mustafa iu kundërpërgjigj Avdylit duke e krahasuar me “jashtëqitje”, dhe duke refuzuar të merret me deklaratat e tij.

    “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai për lajmi.net.

    E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar sërish Avdyli. Ky i fundit ka thënë se nuk do të lëshohet në fyerje personale, ndonëse në statusin paraprak të tij e quajti Mustafën “pensioner idhnak”.

    Avdyli thotë se ndjen keqardhje për fjalorin e Isa Mustafës.

    Postimi i plotë i Avdylit:

    Isa më paska quajtur jashtëqitje.

    Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjeherë sdo lëshohem në fyerje të ulëta personale.

    Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij.

    Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark