×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon përplasja PSD-VV, Frashër Krasniqi reagon ashpër ndaj Aliut

    Insajderi
    02 December 2018 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi iu është kundërpërgjigjur akuzave të dikur kolegut të tij të partisë, Liburn Aliu.

    Aliu më herët kishte akuzuar deputetët e PSD-së se “u ka dalur boja”.

    “Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka shkruar Aliu.

    Krasniqi ka thënë se ora e VV-së është ndalur që nga moment kur deputetët e PSD-së janë larguar nga kjo parti.

    Ai ka thënë se po vazhdojnë të punojnë që ta ndalin Thaçin e Veselin.

    Postimi i plotë nga Frashër Krasniqi:

    Liburn Aliu, ndërkohë që ju vajtoni e ankoheni, ne po e vazhdojmë rrugën tonë për ta ndalur Thaçin, Veselin, etj. duke mos ua lënë në dorë atyre tërë fatin e Kosovës. Asnjë rezultat kurrë nuk e prodhoi strategjia e inatit, goditjes së murit me kokë, kritikës prej anash dhe pa u përfshirë. Ju keni vendosur ta ruani partinë tuaj e t’mos brengoseni fare për Kosovën.

    Edhe pse na quajtët të parëndësishëm, ora juaj është ndalur prej që kemi dal ne. 90% të kohës merreni me PSD-në. Asnjë temë tjetër.

    Vazhdoni me vajtu, por kurrë sen n’dritë s’keni me qitë kështu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark