Çmimi i bitcoin është në rënie të vazhdueshme. Në mëngjesin e ditës së djeshme kjo monedhë virtuale ka pësuar një tjetër rënie, pas rënies së madhe që ndodhi gjatë javës së kaluar.
Që nga ora mëngjesi i ditës së dielë, bitcoin ishte vlerësuar me 13,975 dollarë në një njësi, sipas të dhënave nga Market Insider.
Kriptomonedha bitcoin ka humbur pothuajse 2% të vlerës së vet gjatë 24 orëve të fundit, raporton Business Insider, njofton Insajderi.
Kjo lëvizje paraqet një humbje modeste për përdoruesit e bitcoin, duke e krahasuar me rënien e madhe të javës së kaluar – prej rreth 19 mijë dollarëve, në rreth 13 mijë dollarë.
Vlera e bitcoin ka rënë më shumë se 30% në një javë të vetme.
Megjithatë, rënia e fundit nuk është pasqyrë reale e rritjes së bitcoinit gjatë këtij viti. Një bitcoin i blerë më 1 janar të vitit 2017 është rritur në vlerë më shumë se dymbëdhjetë fish, në fund të këtij viti. /Insajderi.com