×
  • Sport
  • Sport

    Vazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga

    Insajderi
    29 January 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në elitën e futbollit gjerman Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit.

    Mesfushori shqiptar ka qenë ndër më të mriët në kuadër të xhiros së 19-të, ku Bayer Leverkusen barazoi pa gola 0-0 me Borussia Moenchegladbach.

    Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit gjerman nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, SofaScore.

    Përveç Xhakës në formacionin e javës ishin edhe Nicolas e Evledi nga Gladbach, Trimmel e Gosens nga Union Berlin, si dhe Stanisic e Wirtz nga Leverkusen.

    Pjesë e formacionit të javës ishin dy yjet e Stuttgartit Undav e Fuhrich, derisa në sulm ishin dyshja Fullkrug dhe Demirovic. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark