×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e 4 vjeçares, QKUK: Ka pasur infeksion të shkallës së lartë

    Insajderi
    21 February 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me vdekjen e 4 vjeçares e cila vdiq të hënën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kishte pësuar infeksion akut të rëndë të shkallës së lartë – sepsë, shkruan Insajderi.

    Në një reagim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar thuhet se pacientja ishte pranuar të dielën në mesditë nga Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”.

    Sipas njoftimit, pacientja ishte pranuar “me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore”.

    QKUK-ja ka thënë se në Qendrën Emergjente janë kryer të gjitha procedurat.

    “Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë (infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në njoftim.

    SHSKUK-ja ka thënë se ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali në Gjakovë dhe QKUK-ja.

    Ky institucion ka apeluar që të mos ketë spekulime për rastin deri në rezultatet e hetuesisë, për të cilat është shprehur se do t’i marrë parasysh për veprime të mëtejme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark