Insajderi
Lajme

Vdekja e 48 vjecarit në Shtime – “Doni Fruits” e deputetit të VV’së ishte inspektuar e gjobitur në të kaluarën

Insajderi
17 April 2026 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e 48 vjecarit në Shtime – “Doni Fruits” e deputetit të VV’së ishte inspektuar e gjobitur në të kaluarën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën e 15 prillit, 48 vjeçari, Isuf Bislimi humbi jetën në vendin e tij të punës në Shtime.

Bislimi kishte qenë punëtor i kompanisë Doni Fruits.

Kjo kompani e cila është në pronësinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmetit, ishte inspektuar dhe gjobitur dy herë, në vitin 2024 dhe 2025.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin Inspektorati Qendror i Punës për Insajderin.

Lidhur me vdekjen e Isuf Bislimit nga IQP bëjnë të ditur se rasti vazhdon të jetë në procedurë.

“Lidhur me aksidentin e ndodhur në subjektin “Doni Fruits SHPK”, ju informojm se rasti në fjalë vazhdon të jetë ende në procedurë, ndërsa subjekti është inspektuar edhe më herët nga Inspektorati Qendror i Punës (IQP), përkatësisht në vitin 2024 dhe 2025, me vendime për gjoba sipas legjislacionit në fuqi”, thanë nga IQP për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark