×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdekja e 50-vjeçarit në Gjilan, reagon Hyseni

    Insajderi
    08 July 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person rreth të 50-tave ka humbur jetën pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët në Gjilan.

    Për këtë ngjarje tragjike ka shkruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

    Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohin tashmë të ndjerit.

    “Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve.  Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie. Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka shkruar ai.

    @insajderiofficial #Kosova #kosovo🇽🇰 #kosova🇽🇰 #fypシ #fypdongggggggg #fyppppppppppppppppppppppp #gjilan #gilan #gjilan🇽🇰 #gjilani06🇽🇰🇦🇱🦅❤️ #shqiptar #shqipe #albanians #rreziku ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark