×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vdekja e dy foshnjave në QKUK, policia jep detaje

    Insajderi
    02 May 2023 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua i akuzuar mjekët e repartit të Gjinekologjisë se për shkak të neglizhencës së tyre i ka humbur dy foshnjat e saj. Ajo ka qenë shtatzënë në javën e 21’të.

    Lidhur me këtë rast në dijeni është edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Insaderi se rasti është raportuar të dielën si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

    “Me datën 30 prill në stacionin jugu në Prishtinë,është iniciuar një rast Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor. Rasti po hetohet në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti për Insajderin.

    Versionin e kësaj gruaje e ka mohuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

    “Informacioni është gabim, kush e ka dhënë unë nuk po e di por nuk janë vdekje të fëmijëve por janë aborte. Janë aborte që kanë ardh me fëmijë të vdekur nga shtëpia. Abortet ndodhin për çdo ditë”.

    Ndërsa nga prokuoria i kanë thënë Insajderit se i kanë nisur hetimet për këtë rast.

    “Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark