×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e të riut në Gjilan, reagon Lutfi Haziri

    Insajderi
    25 January 2024 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi ka humbur jetë si pasojë e një vetaksidenti të shkaktuar. Ndaj këtij lajmi të kobshëm ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shkruan Insajderi.

    Haziri duke u shprehur ngushëllime familjarëve është shprehur se “bashkë-ndjejmë dhimbjen”.

    “U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut nga Përlepnica e Gjilanit, Lorent Rrustemi. Duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen”, shkroi ai në Facebook.

    “I dashur Nazim, miku im, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e djalit. Ngushëllime edhe familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark