Superagjenti Mino Raiola ndërroi jetë disa ditë më parë, me vdekjen e tij që tronditi botën e futbollit edhe për shkak të njoftimit të parakohshëm të saj në disa nga mediat më të mëdha botërore.
Sipas raportimeve nga mediat italiane funerali i 54-vjeçarit do të mbahet në Montekarlo, e cila është pjesë e Principatës së Monakos, pasditen e sotme, sipas vendimit të familjarëve të tij.
Ceremonia pitet të jetë private, ku të ftuar do të jenë vetëm personat më të afërt të Raiolës