×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 55-vjeçari në Suharekë pas rrokullisjes me traktor

    Insajderi
    18 September 2023 - 22:33

    Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Budakovë të Suharekës. Është rrokullisur një traktor me të cilin po barte dru 55-vjeçari, ku si pasojë i njëjti edhe ka vdekur.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Policia në Suharekë për mes nr të 112, rreth orës 16:42 ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, tek shkolla e epërme, lagjia Kokollari një person është rrokullisur me traktor. Pas pranimit të informatës menjeherë është dërguar një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

    Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes .Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit në lidhje me rastin, dhe të gjitha veprimet policore janë në kordim me prokurorin! Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtine Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark