×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes avokati i Kadri Veselit: E meriton titullin avokat mbrojtës i UÇK-së

    Insajderi
    11 December 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish këshilltari i Kadri Veseli, Avni Bytyçi, ka njoftuar se ka vdekur avokati i z.Veseli, Andrew Strong.

    Bytyçi ndër të tjera ka shkruar se Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i UÇK-së.

    “Para pak çastesh ka vdekur AndrewStrong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Postimi i plotë i Avni Bytyçit:

    Para pak çastesh ka vdekur AndrewStrong, avokat i z. Kadri Veseli. Andreë për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andreë Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andreë ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.

    Faleminderir për të gjitha, vëlla!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark