×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes biznesmeni nga Gjakova, u plagos para një muaji me armë zjarri

    Insajderi
    23 August 2022 - 22:40

    Ka ndërruar jetë biznesmeni nga Gjakova, Muhamet Juniku i cili u plagos një muaj me parë me armë zjarri në fshatin Dujakë të Gjakovës, raporton Gazeta Insjaderi.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarë të tij si dhe mediat lokale.

    Në bazë të raportit të policisë, një muaj me parë, thuhet se pas një mosmarrëveshje i akuzuari kishte shtënë drejt biznesmenit Muhamet Juniku duke e lënë të plagosur, përcjell Insajderi.

    Por, ai nuk arriti tu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.

    Lajmin për vdekjen e tij e tregojnë edhe në faqën e fshatit Dujakë.

    “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot në moshë të re është ndarë nga jeta bashkëvendasi ynë Muhamet Juniku BETI, i cili përherë do të kujtohet si njeri i buzëqeshur, gazmor e i dashur me të gjithë”.

    Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e tij ku edhe kanë shprehur ngushëllime.

    I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Raporti i plotë i policisë:

    “Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    /Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark