×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes burri që i vuri flakën vetes para gjykatës ku gjykohej Trumpi – ai kishte një mesazh për amerikanët

    Insajderi
    20 April 2024 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burri që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së New Yorkut ku po gjykohej ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka vdekur.

    Sipas policisë lokale, Maxwell Azzarello “u deklarua i vdekur nga stafi i spitalit”.

    Por, koha specifike e vdekjes së tij nuk dihet ende, shkruan skynews,.

    Ndryshe, Azzarello nga Florida mbante në dorë një pankartë ku paralajmëronte qytetarët për një grusht-shteti fashist nga presidenti aktual Joe Biden dhe Trump dhe më pas hodhi fletushka në ajër përpara se të digjej në një zonë të caktuar për protestuesit, në të cilat thuhet se shkruheshin disa teori konspirative.

    Më pas ai nxori një kuti nga çanta e tij që besohet se përmbante një përshpejtues zjarri me bazë alkooli, duke i vënë kështu flakën vetes.

    Policia reagoi menjëherë duke u përpjekur të shuante flakët me aparate zjarri dhe më pas Azzarello u dërgua menjëherë në spital ku u përshkrua si i gjallë por në gjendje kritike.

    Bëhet e ditur se nga zjarri lëndime të lehta kanë pësuar edhe katër policë, edhe pse personi nuk kishte në shënjestër ndonjë person apo grup të caktuar.

    Ndryshe, pavarësisht kundërshtimeve të Trump, gjyqi historik do të nis përsëri të hënën.

    Trump akuzohet se ka ndryshuar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e një biznesi për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark