×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Vdes dramaturgu i madh shqiptar, Haqif Mulliqi

    Insajderi
    25 July 2023 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vdekur në moshën 63-vjeçare shkrimtari, dramaturgu, publicisti dhe profesori shumëvjeçar, Haqif Mulliqi.

    Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij, Getoarba Mulliqi.

    “Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per me na fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”, ka njoftuar ajo.

    Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën “Bota e Re” (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën “Fokus” në Kroaci (1992), gazetën “Potlet” në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

    Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

    Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark