Ka vdekur gazetari i dytë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
Bëhet fjalë për Al Misslam, ishte fotoreporter për kanalin e Katarit, Al Kaas TV.
Shkaktaret e vdekjes së tij janë ende të panjohura.
Kjo ngjarje ka ndodhur pak orë pasi që vdiq Grant Wahl.
Të premten, më 9 dhjetor, US Soccer raportoi që gazetari amerikan ka vdekur derisa ishte duke e mbuluar botërorin.
Raportet fillestare tregua që Wahl 48-vjeçar ishte duke e përcjellë ndeshjen në mes të Argjentinës dhe Holandës në Lusail Stadium.
Ky botëror deri me tani ka shkaktuar dy vdekje me fatalitet në media.