×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes foshnja në Gjinekologji, babai e raporton rastin në Polici – deklarohet për Insajderin drejtori

    Insajderi
    01 December 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka raportuar në polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Pas kësaj deklarate Insajderi ka telefonuar drejtorin e këtij reparti, Zef Ndrejajn.

    Ndrejaj ka mohuar deklaratën e babait, ka theksuar se foshnja ka vdekur sa ka qenë brenda në mitër.

    Ai konfirmoi se rasti është në autopsi dhe do të shihet saktë se çka ka ndodhur.

    Gabim është (deklarata e babit), foshnja nuk ka lindur e vdekur, ka vdekur brenda në mitër tash arsyet janë të shumta. mundet me qenë kordoni edhe ndonjë anomali. Kështu që rasti është në autopsi kur verifikohet atëherë e shohim se çka është arsyeja”, ka thënë Ndrejaj për Insajderin.

    Çka deklaroi babai i foshnjës në Polici?

    Sipas babait të foshnjës, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark