Ka vdekur sot në moshën 53-vjeçare gazetari i njohur i sportit, Milaim Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Sabit Ballabani.
Krasniqi ishte në Francë për të trajtuar sëmundjen e tij. Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.
I pikëlluar pë vdekjen e mikut të tij, Ballabani tha se shpresonte që Krasniqi t’i kthehej përseri mikrofonit, pasi e përcolli për në Francë.
“Para disa ditesh të percolla për në Francë me shpresë se atje do të shërohesh dhe prap do t’i kthehesh mikrofonit. Por nuk besova se atë dite ishte përqafimi i fundit. Ishe dhe mbetesh ikonë e radio komentimit sportiv. Drite past shpirti yt“, ka shkruar Ballabani në Facebook.
Milaim Krasniqi ishte vite me radhë Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.