×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vdes gjyqtari i boksit Aliriza Rexhepi

    Insajderi
    16 September 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari i boksit, Aliriza Rexhepi ka vdekur, raporton Insajderi.

    Vdekja e tij ka tronditur botën e boksit të Kosovës dhe po vlerësohet si ndër humbjet më të mëdha.

    “Ne si federatë dhe komunitet i boksit, jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, z. Aliriza Rexhepi. Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit. Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte z. Aliriza Rexhepi.

    Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë”, thuhet në njoftimin e federatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark