×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdes ish gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku

    Insajderi
    13 November 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë ish gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë.

    “Njoftim mortor! Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët , miqët dhe farefisin e gjerë se ndërroi jetë baba, vllau jonë Muharrem (Murat) Sadiku. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 13 Nëntor (e hënë) në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë.”

    Poashtu, Oda e Avokatëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

    “Avokati Muharrem, u lind me 27.05.1953, në Gllamnik të Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1986, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1990.”

    OAK ka thënë se Sadiku ka ushtruar funksionin e gjyqtarit për shumë vite në Gjykatën Komunale në Podujevë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark