×
  • Showbiz
  • Lufta Izrael-Hamas

    Vdes këngëtari izraelit në Gaza, konkurronte në Eurovizion

    Insajderi
    27 December 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një këngëtar izraelit ka humbur jetën në Rripin e Gazës, vetëm disa javë pasi ai kishte marrë pjesë në audicionin për t’u zgjedhur në Eurovision Song Contest.

    Shaul Greenglick, 26 vjeç, performoi në serialin televiziv izraelit Rising Star më 3 dhjetor, ndërsa ishte në pushim nga mobilizimi i tij në luftën kundër Hamasit.

    I veshur me veshjet e ushtrisë dhe vijat e togerit, ai këndoi një baladë popullore, ku mori dritën jeshile për raundin tjetër në procesin e përzgjedhjes.

    Pasi u bë publike vdekja e Greenglick në përleshjet e Gazës veriore të martën, Keren Peles tha se ai ishte larguar nga shfaqja për shkak të detyrave të tij në rezervat e këmbësorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark