×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes këngëtarja e njohur serbe, ra nga kati i 24-të nga një ndërtesë në Dubai

    Insajderi
    18 January 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 29-vjeçare serbe, me profesion këngëtare, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik që ndodhi në Dubai, pasi ajo ra nga lartësia e 24 kateve.

    Mësohet se 29-vjeçarja, Andriana Lazic kishte shkuar në Dubai në 7 janar së bashku me miqtë e saj, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në 10 janar.

    Sipas mediave të huaja ajo ishte e angazhuar si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi.

    Familjarët e saj kanë konfirmuar vdekjen e të resë, ndërsa shprehen se nuk dinë asnjë rrethanë lidhur me rastin e rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark