×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdes në aksident trafiku një këmbësor në Hajvali

    Insajderi
    20 October 2022 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Hajvali të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

    Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

    Trupi i viktimës: A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    “Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.Trupi i viktimës: A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark